Banorët e Floridës po nxitojnë me përgatitjet emergjente, teksa uragani Milton po shkon me shpejtësi drejt zbarkimit në gjirin e shumë populluar Tampa.
Milton është aktualisht një stuhi e kategorisë së pestë, me erëra të forta që shkojnë deri në 270 km/orë. Ai pritet që të godasë me forcë të plotë mbrëmjen e së mërkurës, më pak se dy javë pasi shteti u godit nga uragani shkatërrues Helene.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi banorët në Florida që të ikin nga shtëpitë e tyre, si një çështje për “jetë a vdekje”, teksa shteti ndërmerr përpjekje për evakuiim tepër të madh.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi banorët në Florida që të ikin nga shtëpitë e tyre, si një çështje për “jetë a vdekje”, teksa shteti ndërmerr përpjekje për evakuiim tepër të madh.
Ndërkohë radhë të gjata në pompat e benzinës u krijuan në jug të Floridës, pasi disa pika filluan të mbaronin karburantin.