Banorët e Tal Abyadit vazhdojnë të kthehen në vendbanimet e çliruara nga terrori

Mos i humb

Civilët e qytetit Tal Abyad në lindje të Eufratit, i çliruar nga terroristët në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, vazhdojnë të kthehen në vendbanimet e tyre.

Operacioni “Burimi i Paqes” hyri në ditën e 9-të. Ndërsa Tal Abyad u çlirua nga terroristët në ditën e pestë të operacionit që synon eliminimin e korridorit terrorist dhe të sjellë paqe në rajon.

Në rajonet e çliruara nga terrori vazhdojnë punimet e kërkimit në kuadër të masave të sigurisë.

Civilët të cilët përkohësisht ishin zhvendosur në rajonet të cilat i vlerësonin si të sigurta, vazhdojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Pjesëtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) duke u treguar civilëve synimet e operacionit, i jep garanci.

AA para tre dite kishte filmuar drejtëpërdrejt se si mbizotëron jeta e përditshme, qetësia dhe një mjedis sigurie në Tal Abyad-i që ishte kontrolluar 4,5 vite nga terroristët.

Qyteti Tal Abyad, pjesë e provincës së Rakkas, në qershor të vitit 2014 ishte okupuar nga organizata terroriste DEASH.

YPG/PKK në qershor të vitit 2015 kishte okupuar Tal Abyad-in me kërkesën e SHBA-ve.

Terroristët zhvendosën arabët dhe turkmenët duke i kërcënuar ato se avionët e koalicionit do të zhvillojnë sulme ajrore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit