Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në deklaratën e tij për media ceku edhe deklaratën e bërë nga kryeministri Rama, që tha se “nuk ka para korrupsioni në xhep”.
Bardhi ngriti pyetjen se kush do i kontrollojë xhepat e kryeministrit.
Shtoi se edhe Belinda Ballukut para në xhep nuk i janë parë, por se vila të fshehura i kanë dalë.
Pjesë nga fjala e Gazment Bardhit:
Shqiptarët duhet të të besojnë se je i pakorruptuar dhe se nuk di çfarë bëhet me aferat e ministrave të tu, meqë nuk kanë parë ende para shtesë në xhepat e tu? Po kush t’i kontrollojë xhepat?
Po edhe Belindës, deri më tani, para në xhep nuk i kemi parë. Por ë luksoze të fshehura kemi parë, sipas akuzave të bëra publike.
Edhe ty të kemi parë. Nga i pastrehë në vitin 2013, u shfaqe me saraje me vlerë mbi 1 milion euro në vitin 2014. Deklarove se i ndërtove me para borxh të marra nga një kompani ndërtimi. Por nuk dimë si e shlyeve borxhin dhe kur e shlyeve. E vetmja gjë që dimë është se, me ardhjen tënde në pushtet, biznesmeni që të dha borxhin për të ndërtuar sarajet është një nga biznesmenët që fiton më së shumti tendera, merr koncesione, ndërton resorte dhe përfiton pasuri publike. Dhe shumë prej këtyre, me firmën tënde direkte.
- Rama,


