Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi ashpër presidentin Bajram Begaj duke theksuar se në vend që të ngrihet në lartësinë e detyrës, vjen në Kuvend dhe kërkon para për kolltuk dhe makina luksi.
Bardhi tha se opozita respekton institucionin e presidentit, por kurrsesi nuk mund të pranohet fakti se ai është kthyer në “drejtues politik i fushatës së Edi Ramës”.