Bardhi: Na e garanton Kushtetuta të drejtën

Mos i humb

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku po diskutohen dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Bëhet fjalë për komisionin për koncesionet në shëndetësi dhe atë për trajtimin e të dhënave Personale, të sistemit TIMS.

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhit në mbledhje. Ky i fundit theksoi se nëse maxhoranca ka pretendime për objektin e kërkesave, i ftoi që ta riformulojnë.

“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës, duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë.

Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë.

Është kushtetuta, që i garanton opozitës të drejtat për komisionet hetimore.”, tha Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit