Bardhi thërret Këshillin Kombëtar të PD më 27 korrik ora 19:00

Mos i humb

Këshilli Kombëtarë i Partisë Demokratike është thirrur për t’u mbledhur të enjten e 27 korrikut në ora 19:00.

Gazment Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë me dije se ka vendosur të thërras Këshillin Kombëtarë të Selisë blu. Vendimi i marrë nga Bardhi më datë 22 korrik 2023, bazohet tek statuti selisë blu, pika në të cilën theksohet se kur partia është pa kryetar, është në tagrin e Sekretarit të Përgjithshëm të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Sipas vendimit të marrë nga Bardhi, mësohet se mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike vjen pas përplasjeve të fundit në selinë blu. Nga njëri kamp është Sekretari i Përgjithshëm Bardhi dhe 7 deputetë dhe një pjesë e Këshillit Kombëtar nuk njohin procesin zgjedhor të lajmëruar nga Partia Demokratike në datën 29 korrik për zgjedhjen e kryetarit të kësaj force politike. Në kampion tjetër një grup deputetësh dhe një pjesë e Këshillit Kombëtar njohin procesin zgjedhor dhe kanë vendosur që ti hiqet vula e partisë sekretarit të përgjithshëm Bardhit, duke i’a besuar atë Sekretarit për çështjen e ligjore, Indrit Sefa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit