Baret në Ticino, nga e mërkura mbyllen në orën 19:00

Mos i humb

Qeveria e Kantonit të Ticinos, pas një ngritjeje të sërishme të numrit të rasteve, ka vendosur të shtrëngojë masat, shkruan sda.ch.

Kjo po bëhet në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe në përgjigje të kërkesave nga Qeveria Federale për të ashpësuar masat.

Tani, sipas vendimit më të ri të qeverisë, të gjithë baret duhet të mbyllen në orën 19:00, transmeton albinfo.ch. Ndërsa me po këtë rregullore, të gjithë restorantet e tjera duhet të mbyllen në orën 22:00.

Rregullorja e vendosur sot, do të zbatohet duke filluar nga e mërkura.

Kjo ka për qëllim të zvogëlojë kontaktet mes njerëzve para festës së Krishtlindjes, ka thënë të hënën pasdite para mediave, kryetari i Qeverisë së Kantonit të Ticinos Norman Gobbi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit