Basha, autokritikë të fortë e ndjesë të thellë: Kam bërë gabime, s’jam i pagabueshëm, ejani të bashkohemi në PD!

Mos i humb

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë sot një autokritikë të fortë para të gjithë shqiptarëve me të cilën ua ka hapur dyert së pari, të gjithë kundërshtarëve të tij të larguar nga PD-ja ose jo, për bashkim.

Gjatë një fjalimi mbajtur për ish-të përndjekurit politikë sot, Basha kërkoi haptazi ndjesë, evidentoi gabimet e tij dhe kërkoi reflektim nga të gjithë për bashkim në PD duke i bërë thirrje të parit, Tomorr Alizotit.

“…Bolshevike është edhe pagabueshmëria e liderit, – nënvizoi Basha. – Edhe unë kam bërë gabimet e mia, nuk jam i pagabueshëm ndaj kërkoj nga ju të më njihni të drejtën që i njoh gjithsecilit prej jush, të gjithë demokratëve, të drejtën për reflektim. Le të reflektojmë sëbashku. Eja Tomorr, ejani të gjithë ju të bashkohemi në gjirin e PD-së!”

Nga fjala e Kryetarit të PD, Lulzim Bashës:

“…Rilindja e pinjollëve të diktaturës, Rilindja e nderimit për diktaturën, që nga ylli i kuq si provokim në gjoksin e Edi Ramës deri tek nderimi për xhelatët e diktaturës ka vetëm një dhe një një qëllim: Të fshijnë çdo kujtesë të sakrificës luftës për liri, të glorifikojnë diktaturën e krimit. E bëjnë këtë jo thjesht për të nderuar paraardhësit e tyre, por për të glorifikuar aleancën me krimin, që është arsyeja e vetme që Edi Rama ëhstë sot në pushtet.

Zonja dhe zotërinj! Ne nuk jetojmë më një vend demokratik. Sot nuk ka më garë demokratike sepse nuk ka zgjedhje. Parlamenti shqiptar nuk ka dalë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë, por ka dalë nga paratë e drogës dhe paratë e krimit.

“Paskemi qëndruar mbi varre”, tha Orhan Sakiqi në fjalën e tij. Ne vazhdojmë të qëndrojmë mbi varre dhe varret do të shtohen nëse nuk rikthejmë vlerat themelore të demokracisë, kthejmë votën e lirë, përfaqësimin dinjitoz të të përndjekurve politikë , të pronarëve dhe shqiptarëve të ndershëm duke nisur nga organet më të larta të Pd në Kuvendin e ardhshëm.

Mendimi ynë është tabani i demokracisë, tha Tomorr Alizoi dhe unë dua ta falenderoj që e tha këtu, në këtë sallë.

E kundërta është bolshevike, është e vërtetë, absolutisht e vërtetë.e vërtetë. Bolshevike është edhe pagabueshmëria e liderit. Edhe unë kam bërë gabimet e mia, nuk jam i pagabueshëm ndaj kërkoj nga ju të më njihni të drejtën që i njoh gjithsecilit prej jush, të gjithë demokratëve, të drejtën për reflektim. Le të reflektojmë sëbashku.

Eja Tomorr, ejani të gjithë ju të bashkohemi në gjirin e PD, është vendi është institucioni, është garancia e vetme për të drejtat e papërmbushura së bashku me ndjesën time të thellë si kryetar i Partisë Demokracisë dhe me zotimin tim se do të bëjmë gjithçka së bashku për ta shembur diktaturën e krimit!”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit