Basha: Dekriminalizim qeverisë! Xhafaj e Rama dekonspiruan operacionin

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti këtë të premte se aksioni për kapjen e ish-shefave të policisë së Vlorës është dekonspiruar.

Sipas tij, dekonspirimi është kryer me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj e me porosi nga Kryeministri Rama, për mbrojtjen e Saimir Tahirit.

“Edi Rama nuk mund të lejojë arrestimin e njerëzve që mund të luanin rol në inkriminiminj e drejt për drejtë të Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës. Pas një studimi të hollësishëm do i bëhen të ditur medias dhe publikut që Policia e Shtetit dhe ministri ka funksionuar si një organizatë kriminale”, deklaroi kreu i PD-së.

Sipas Bashës, vetingu nuk duhet të përfshijë vetëm policinë, por edhe Ministrinë e Brendshme, madje edhe Qeverinë, ndaj ai ka kërkuar largimin e Kryeministrit Rama.

“Dekriminalizimi i qeverisë është emergjencë kombëtare. Me Ramën në krye të qeverisë nuk ka as vetting, as dekriminalizim të politikës. Do të mbështesim ndërkombëtarët për spastrimin e policisë. Arrestimi një orë e më parë i Saimir Tahirit dhe kokave të policisë është dhe parathënia e një aksioni për pastrimin e politikës nga krimi”, vijoi Basha.
Kreu i PD pati edhe një koment në lidhje me vlerën e paguar për kompanitë e lobimit për zgjedhjet e 25 qershorit.

“Kjo është një shashkë dhe kjo është përdorur për të tërhequr vëmendjen”, komentoi Basha.

Kreu i opozitës tha gjithashtu se është antikushtetuese të shkarkohet kryetari i KQZ-së./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit