Basha: Fitorja e PPE, garanci për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi sot Partinë Popullore Evropiane, simotër e PD, për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” kryedemokrati është shprehur se, fitorja e PPE është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE.

Basha gjithashtu përshëndeti miqtë dhe kolegët e PPE-së për rezultatin, që sipas kreut të PD përfaqëson një ngadhënjim të vlerave mbi të cilat BE u themelua.

“Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme”, theksoi Basha.

“Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Weber për rezultatin e shkëlqyer”, nënvizoi Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit