Basha fton kritikët: Dora ime do të mbetet gjithmonë e shtrirë për këdo që është larguar nga partia

Mos i humb

Nga Kuvendi Kombëtar i PD, Lulzim Basha ka kërkuar bashkim dhe jo përçarje. Ai ftoi të gjithë kritikët e tij që të lënë mënjanë inatet personale dhe të bashkohen bashkë.

Sipas tij PD tregoi se është një forcë e madhe dhe nuk gjunjëzohet nga asgjë dhe shtoi se dora e tij do të mbetet e shtrirë për këdo që është larguar nga partia.

“Unë kam edhe një thirrje për të gjithë ata që janë larguar nga familja jonë politike.

Unë ju them atyre se nëse keni dëshirë të jepni kontributin tuaj, apo të ktheni besimin e demokratëve që ju kanë ndër vite, jeni të mirëpritur.

Dora ime do të mbetet gjithmonë e shtrirë.

Nëse doni t’i bashkoheni aksionit tonë dhe vlerave tona, por kurrë më nuk duhet ta mendoni se unë do t’u kthej më faqen tjetër, që ju të abuzoni me sakrificat e demokratëve për t’i përkthyer ato në përfitime të përkohshme”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit