Basha i përgjigjet Ramës: Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë!

Mos i humb

TIRANE- Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën e sotme.

Përmes shprehjes së At Gjergj Fishtës, Basha shkruan se “Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija.”

Më herët gjatë konferencës me gazetarët Rama sulmoi sërish Bashën duke thënë se është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite

“Lulzim Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite. Jo nga unë, as nga ne, as nga ju, as nga ata shqiptarë që e besojnë, votojnë, mbështesin PD dhe asnjëherë s’kanë përfituar asgjë fare. Por nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër në përsëritjen e të njëjtës gjë në kërkim të kotë të rezultateve të tjera.

Një forcë politike që nuk ka prodhuar prej vitesh asgjë tjetër përveçse mite fitoresh të vjedhura dhe sherre që kanë afektuar vendin, rrëmujave, në një përpjekje për t’i rikthyer në pushtet, faktkisht pa pasur asnjë kapacitet real për të qeverisur”- tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit