Basha komenton premtimin e Ramës për rritjen e pagës minimale: Të kërkojë falje para se të ikë! Plani i PD nxjerr vendin nga kriza

Mos i humb

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me biznese përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku ka ndarë me ta situatën aktuale të ekonomisë shqiptare, ndërsa ka shpalosur dhe disa nga pikat e planit të PD-së. Basha tha se plani i PD-së është që të nxjerrë vendin nga kriza.

Sipas tij Rama duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve para se të ikë nga pushteti.

“Parashikon rimbursimin e plotë të ilaçeve, që 4 muaj pasi e ia kërkuam qeverisë, prapë nuk zbatohet. Mos të flas fare për pjesën e administrimit apo keqmenaxhimit të pandemisë nga Rama, pasi nuk ka vend që të krahasohemi më Ballkan. Këtë e tregojnë shifrat e infeksioneve, të të vdekurve.

Me rëndësi është shëndeti i njerëzve. Pandemia ishte shkelmi i fundit që i bëri ekonomisë. Tek ne nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë, ku me një dorë iu dhanë, me një dorë ua morën.

Plani ynë trajton daljen nga kriza dhe afate të gjata. Këtë krizë nuk na e solli vetëm pandemia. Sot shqiptarët paguajnë taksa më të larta. 3 mln euro kredi janë paguar nga taksat e larta.

Jemi para 2 muajsh ku ky kryeministër premtoi taksa më të ulëta dhe mori më shumë. Në një situatë normale, këto dy muajt e fundit një gjë duhet të bënte; të kërkonte falje dhe të ikte.

Ka disa ditë që bën premtime. Dështimi është i prekshëm në çdo fushë. Ne ju kemi shpalosur një plan konkret. Nuk janë premtime boshe. Plani ka për qëllim që të rregullojë jetët e shqiptarëve.”, tha Basha.

Mes të tjerash Basha komentoi dhe deklaratën që bëri sot Rama, ku tha se do të rriste pagën minimale.

“Kollaj është që të thuash; do rris pagën minimale, por ato kontributet shtesë kush do i paguaj? Nëse ju do të keni kosto shtesë, mbi kostot shtesë, ju s’do merrni dot njerëz në punë. Ulja me 8% e kontributeve shoqërore i jep përgjigje kësaj. Këtu fitojnë të tri palët, qytetari, sipërmarrja dhe shteti.”, theksoi lideri demokrat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit