Basha me bizneset e qytetarët në Kurbin: Rama po e shtyn ekonominë në greminë, paratë i ka futur në xhepat e vet

Mos i humb

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me qytetarë dhe biznese në Laç duke dëgjuar problematikat e tyre dhe shprehur propozimet që opozita i ka bërë qeverisë për t’i ndihmuar deri më 25 prill.

Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po gremis ekonominë e vendit dhe se ka futur në xhepat e tij paratë e shtetit. Ai tha se opozita ka vetëm fjalën por se do ta kenë gjithmonë në krahë.

“Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve.
Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera, deri më 25 prill çelësat i ka ky. Ne kemi vetëm fjalën, por dhe ju duhet të ngrini zërin dhe të jeni të sigurt që dhe PD dhe opozitën do e keni në krahë. Është kriminale që ju vuani për bukën e gojës.
Sot kemi fjalën, zërin për ta ngritur se nesër do kemi shumë gjëra.
Ne për pensionistët kemi propozuar 20 mijë lekë shtesë këto 6 muaj”, tha Basha.

#LulzimBasha #LIVE – Takime me biznese dhe qytetar të Kurbinit, për të dëgjuar problematikat e tyre dhe për të ndarë me ta planin e rimëkëmbjes propozuar nga PD.

#LulzimBasha #LIVE – Takime me biznese dhe qytetar të Kurbinit, për të dëgjuar problematikat e tyre dhe për të ndarë me ta planin e rimëkëmbjes propozuar nga PD.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 8. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit