Basha me ekspertët e bujqësisë: Fermerit t’i garantohet shitja e prodhimit me fitim

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të takimeve për finalizimin e programit të PD, ka zhvilluar diskutime me ekspertë të bujqësisë.

Basha u shpreh se korrupsioni i përhapur kudo ka prekur edhe bujqësinë.

Ai gjithashtu theksoi se “përmes subvencioneve dhe investimeve në këtë sektor, ne do të bëjmë të mundur që fermerit t’i garantohet që prodhimi t’i shitet me fitim, si kudo në botë”.

“Me planin e saj, PD do t’i japë përparësi bujqësisë. Me grupin e punës për programin e bujqësisë diskutuam detajet e fundit të planit për këtë sektor”, theksoi Basha në një postim në rrjetet sociale.

“Korrupsioni i përhapur kudo ka prekur edhe bujqësinë. Jo vetëm që fondet e qeverisë për bujqësinë ndahen sipas preferencës dhe jo nevojës, por edhe fondet IPARD të BE-së, në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre”, u shpreh Basha.

Ndaj, shtoi Basha, “dhënia fund e pandëshkueshmërisë në çdo nivel të qeverisjes dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit, do të mundësonte që qeveria të kishte fonde të mjaftueshme për të mbështetur sektorin e bujqësisë dhe për të rritur fuqinë blerëse të qytetarëve”.

“Përmes subvencioneve dhe investimeve në këtë sektor, ne do të bëjmë të mundur që fermerit t’i garantohet që prodhimi t’i shitet me fitim, si kudo në botë. Një nga çështjet më të rëndësishme, që ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë, është edhe çështja e pronës”, nënvizoi Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit