Basha ndez qiri tek “Lëndina e Lotëve”, kujton korçarët e larguar në emigracion

Mos i humb

Kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi që ndalesën e parë të tij në Korcë ta bëjë në “Lëndinën e Lotëve”. Ai ndaloi për disa minuta dhe ndezi një qiri.

Basha ka hyrë në vendin e quajtur ‘Lëndina e Lotëve’ që për qytetarët korçarë ka konceptin e ndarjes së qytetit me ata që emigronin. Në këtë vend, për vite me radhë korçarët, kanë ndezur qirinj, mes lutjeve dhe shumë lotëve, për fëmijët e tyre që niseshin për emigrimin.

Ndërkohë Basha pritet që sot në Korçë të zhvillojë takime me qytetarët dhe bizneset atje. Ditën e djeshme kryedemokrati ka qenë në Fier, Ballsh, Patos e Roskovec.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit