Basha në Berat: Vijon bojkoti i opozitës deri …

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Berati hodhi akuza kundër qeverisë. Sipas tij, opozita nuk kthehet në Kuvend, pa u bërë vetting-u i politikanëve.

“Gjendja ku ndodhet vendi është një thirrje për PD, për të shpalosur platformën tonë. E para dhe më e rëndësishme, kjo nuk ka asnjë lloj kompromisi. Nuk bëhet asnjë kompromis pastrim i i politikanëve nga kuvendi që janë të lidhur me krimin. Kthimi në Kuvend me politikanët e lidhur me krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë. Zgjidhja është para jush. Pika e dytë e opozitës është se nuk do të ketë më trajtim preferencial për politikanët. Nëse duam zgjidhje institucionale, është miratimi i Vettingut dhe shporrja e politikanëve mafioz nga Kuvendi dhe bashkitë. Ata që bëjnë pakt për vota me kriminel, do përfundojnë në burg Dekriminalizmi i zgjedhjeve nis me ndëshkimin e krimit elektoral, Edi Rama futi duart në zgjedhjet dhe këtë e dinë të gjithë si ne dhe miqtë ndërkombëtar”, deklaroi Basha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit