Basha në mbështetje të protestuesve, mos u dorëzoni, beteja do fitohet!

Mos i humb

Situata në Shqipëri nuk është krejt e qetë. Edhe sot kanë vazhduar protestat e banorëve të zonës së Astritit. Është kjo dita e 32 të tyre.

Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të zonës së Astirit në ditën e 32 të tyre. Gjatë prononcimit të tij, Basha tha se Edi Rama ka shkelur prej kohësh vijën e kuqe dhe se u kërkoi qytetarëve të mos dorëzohen, pasi sipas tij beteja do fitohet.

“Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt. Admirim për kurajon e banorëve. Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh se kështu beteja do fitohet. Mos u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, në universitet dhe duke rikthyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj.” ka thënë Lulzim Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit