Kukësi është qyteti që pret sot kreun e PD Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit. Rrugës për në Kukës, ai është ndaluar nga qytetarët në tunelin e Kalimashit ku iu premtoi se pas 25 prillit do të heq traun në rrugën e Kombit.
Më tej ai tha se Rama në 8 vite shkatërroi ekonominë e shqiptarëve.
Basha: Shkatërroi ekonominë tonë, e uli në nivelin më të ulët, Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai vuri traun, sot dua t’jua përsëris, jo vetëm banorëve të Kukësit, se vota me 25 prill për PD, për numrin 9 është votë për heqjen e traut.
Qytetarët: Ta heqim që sot.
Basha: Çdo pengesë do të zhduket, Kukësi do të kthehet në një qendër ekonomike, universitare dhe krenarie kombëtare për Shqipërinë dhe për Kosovën. Faleminderit nga zemra për pritjen dhe si gjithmonë mbani maskat.


