Basha: Pavarësisht vendimit për vulën, alternativa jonë do hyjë në zgjedhjet e 2025-ës

Mos i humb

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u shpreh sot se grupimi që ai përfaqëson nuk e ka vendosur ende nëse do krijojë një parti të re, por konfirmoi se do të çojnë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e gjykatës që i dha vulën e PD-së, Sali Berishës.

Në një intervistë televizive, Basha u shpreh se pavarësisht atij vendimi, shqiptarët do të kenë një alternativë qeverisëse në zgjedhjet e vitit 2025.

Basha konfirmoi se në këto zgjedhje do të garojë qoftë me logon e PD-së nëse i kthehet ligjshmëria, ose si një alternativë tjetër.

“Edi Rama është në krye të një bande që vjedh nga mëngjesi deri në darkë. A ka shqiptar që e beson që zëvendëskryeministri i korruptuar, ministra të korruptuar, kryebashkiakë të korruptuar, drejtorët e përgjithshëm të korruptuar, drejtorët e bashkive të korruptuar. Të gjithë të korruptuar vetëm Edi Rama është i pakorruptuar?!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit