Basha propozon Alibeajn si Sekretar të Përgjithshëm

Mos i humb

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha zhvilloi këtë të shtunë mbledhjen e Këshillit Kombëtar pas Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit.

Basha në fjalën e tij përpara anëtarëve të rinj, tha se PD ka humbur kohë të çmuar duke u marrë me probleme të pak politikanëve, por theksoi se detyra e tyre është të jenë në shërbim të shqiptarëve.

Sot  nis formatimi i forumeve statutore të partisë, duke i dhënë një hov të ri aksionit tonë politik, që për shumë gjatë u largua nga detyra jonë parësore, ajo e të qenurit në shërbim qytetarëve, të Shqipërisë e të demokratëve. Ne e dimë që në asnjë moment nuk kemi hequr dorë nga përgjegjësia që na mban në politikë, madje kemi sakrifikuar të gjithë bashkë për të mbrojtur me përgjegjësi vlerat të përbashkëta. Por kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se zëri i arsyes, ne të gjithë humbasim, siç humbëm një kohë të çmuar duke u marr me probleme që nuk kishin lidhje me ato që shqetësojnë qytetarët, por problemet personale të pak politikanëve, që për të mbuluar të keqen e tyre, janë gati të shkatërrojnë të mirën e përbashkët”, tha ai.

Basha tha se për të ndërtuar të ardhmen para së gjithash demokratët duhet të rindërtojnë partinë.

“Sepse, për të ndërtuar të ardhmen para së gjithash ne duhet të rindërtojmë partinë tonë, duke mbyllur një cikël të stërzgjatur intrigash, përplasjesh, bërrylash dhe keqkuptimesh. Që kjo të ndodhë, unë dhe forumet drejtuese duhet të bëjmë gjithçka që të tejkalohet kriza, përçarja dhe konfuzioni që ka përfshirë anëtarësinë, si dhe një pjesë të konsiderueshme të elitës politike opozitare. Kjo ka bërë që shumë individualitete dhe kapacitete politike, që janë pasuri e PD, që janë pasuri e shoqërisë, të mos jenë sot aktivë. Por ne do të jemi të hapur, do të jemi ftues, do të jemi përfshirës për ata që i bashkohen betejës tonë politike, për ata që mbartin ide, për ata që e pasurojnë aksionin politik opozitar, dhe për ata që e zgjerojnë përfaqësimin tonë politik”, u shpreh ai.

Basha u shpreh se PD do të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore për abuzimin me fondet e IPARD dhe investitorët strategjikë. Përpallja me korrupsionin, tha ai, është prioritet strategjik.

Basha ka propozuar Enkelejd Alibeajn si Sekretar të Përgjithshëm. Ndërsa për dy postet e nënkryetarëve janë propozuar Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri dhe Roland Bejko.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit