Basha: Rama të ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet, i vetmi përgjegjës

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon për pezullimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, pas bllokimit të punës nga kontrollorët.

Basha shkruan në “Twitter” se Rama e di që do të humbasë, ndaj po përdor çdo marifet të pisët. Teksa e cilëson Ramën të vetmin përgjegjës për situatën, Basha i bën thirrje ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruan Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit