Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me bizneset turistike në Durrës.
Gjatë fjalës së tij kryedemokrati u shpreh se turizmi është një ga sektorët që ndikon pozitivisht edhe në sektorë të tjerë si bujqësia dhe transporti, ndërsa shtoi se deri më tani janë zbatuar praktika të gabuara në këtë fushë.
Sakaq Basha tha se turizmi do të ketë një rritje të kontributit më GDP nga 8% në 10%, ndërsa 15% do të jetë rritja vjetore e industrisë së turizmit.


