Basha takime në Zall Bastar: Plan për të patur prioritet fermerin shqiptar.

Mos i humb

Kreu i PD, Lulzim Basha është ndaluar në Zall Bastar të Tiranës ku ka takuar një fermer dhe u njoh me ankesat, problemet dhe vështirësitë e tij.

Basha thotë se qeveria e nesërme ka një plan që fermeri dhe blegtori shqiptar të jenë prioritet pasi që në vitin e parë buxhetor do i akordohen një shifër jo më e paktë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Lideri demokart thekson se lekët e qytetarëve shqiptarë me planin qeverisës të PD do të rikthehen tek shqiptarët dhe nuk do të shkojnë tek oligarkët apo mafiozët e inceneratorëve të bandës së Lushnjes.

‘’Për të treguar se nesër me vullnet politik, vizion dhe plan që paratë nuk i çon tek oligarkët dhe mafiozët e inceneratorëve të bandës së Lushnjes, një grusht njerëzish që marrin taksat tuaja dhe jetojnë në luks dhe vjedhin taksat e shqiptarëve, por një qeveri që taksat e shqiptarët i çon tek shqiptarët. Për të zhvilluar dhe për të hapur aktivitet ekonomik dhe bujqësor. Nesër do jetë e mundur që ky vendi i mrekullueshëm të kthehet në një bekim për gjithë shqiptarët. ‘’- tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit