Basha takon kryetarin e parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me kryetarin e parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, në nisje të diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës.

Duke informuar mbi këtë takim, Basha bëri të ditur se temë e bisedës ishte situata në Ukrainë dhe nevoja për të shtuar përpjekjen në ndihmë të Ukrainës.

“Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu do të rrisë sigurinë evropiane”, tha Basha.

“Stefanchuk më shprehu mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën e paraqitur prej meje. Jam i lumtur që m’u dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara. Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit