Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gratë sipërmarrëse në Elbasan.
Në fjalën e tij Basha tha se PD ka një plan shumë të veçantë për gruan për shkak të rolit të rëndësishëm në shoqëri.
Ndër të tjera ai ka theksuar se do të fuqizojnë rolin e tyre në shoqëri dhe në vendimmarrje
“Ne kemi një plan të veçantë për gruan sepse është shumë e veçantë dhe ka një rol të rëndësishëm në shoqëri.
Është shumë e vështirë që një grua të çajë përpara në një sipërmarrje në krahasim me një mashkull.
Dallimi mes shoqërive që ecën përpara dhe atyre që ngelen në mes janë në kuadër të kësaj.
Plani i PD-së për ekonominë prek të gjithë mekanizmin në tërësi, propozimi i parë është heqja e taksës për biznesin e vogël që gjoja u bë ishte fiktive, pasi u shtua çmimi i karburantit, gjobat dhe çmimi i energjisë.
Zgjidhja për këtë është e thjeshtë nëse ne nuk shëndoshim shtyllën kurrizore të ekonomisë kurrë nuk do të ecë përpara ekonomia.
Platforma për biznesin e vogël është më e favorizueshmja në Ballkan.
Çmimi i naftës dhe i energjisë elektrike që ne thyejmë rekorde, ne do të bëjmë të mundur që jo vetëm të mbijetoni por të nisni ciklin e përfitimit.
Na duhet që të fuqizojmë gratë, pse sipërmarrësja të takohet me një burrë, por ne të bëjmë të mundur që niveli i vendimmarrjes të jetë i barabartë”, ka thënë Basha.


