Bashkia e Teheranit do të ndajë vend për protestuesit

Mos i humb

Bashkia e kryeqytetit iranian, Teheran, do të ndajë një vend për protestuesit.

Sipas lajmit të Agjencisë iraniane studentore të lajmeve (ISNA), zëdhënësi i Këshillit të Qytetit të Iranit, Ali Ata, në një deklaratë pas seancës së mbajtur tha se bashkia brenda një muaji do të caktojë një vend të përshtatshëm për protestat, në kuadër të së drejtës kushtetuese të popullit.

Ai më tej tregoi se oferta për çështjen në fjalë është paraqitur nga 17 anëtarë në Presidencën e Këshillit Bashkiak të Teheranit.

Ata duke theksuar se oferta është miratuar në seancën e këshillit të qytetit, dhe se për zbatimin e kësaj janë caktuar bashkitë e vendit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit