Bashkia e Tiranës u jep një mln euro urbanëve

Mos i humb

Pa ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku ishte kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që zhvilloi një dëgjesë me operatorët e transportit publik në Tiranë pas vendimit të tyre për të përgjysmuar numrin e urbanëve dhe disa kërkesave, mes tyre për indeksimin e çmimit të karburantit.

Erion Veliaj u shpreh se ka vendosur që për buxhetin e vitit 2022 të akordojë një milion euro subvencion për operatorët në bazë të performancës, por me kusht transparencën.

“Kam akorduar në këtë buxhet 1 mln euro fond si një fillim i ri, por cilësinë nuk e rrit subvencioni, por transparenca.

Subvencionin do ta bazoj te raporti, kapacitet për kilometër, cili autobus shkoi ku?

Në këtë mënyrë do të shpërndajë subvencionin. Jam gati ta rishikoj buxhetin nëse kjo nuk mjafton.

Do të angazhohem për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, duhet transparencë. Pjesë e paketës ka të bëjë edhe me ndërhyrjet në infrastrukturë” tha Veliaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit