Bashkimi nis nga koka e jo vetëm nga toka!

Mos i humb

Shkruan: Abdullah Klinaku

Para 28 vitesh, me 3 tetor 1990, u bashkua Gjermania lindore dhe ajo perëndimore zyrtarisht, pas rënies së murit të Berlinit.

Ishte koha kur nisi të rrënohej sistemi i cili ndërtonte mure, pengesa e ndasi. Ishte rrënimi i komunizmit i cili kishte vu pengesa midis kombeve, popujve e shteteve. Madje përpjekej të vendoste pengesa midis njerëzimit dhe Zotit, duke e rrënuar besimin ndërmjet njerëzve dhe besimin e njerëzve te Zoti.

U rrënua për të mos u kthyer kurrë, inshaAllah!

Muri i ndarjes së Berlinit u rrëzua dhe kombi gjerman u bashkua. Por muri i ndarjes midis kombit shqiptar akoma nuk është rrënuar.

Muri ndarës midis kombit tonë u ndërtua jo me beton e tulla por u ngrit nga enverizmi, u imponua nga sllavizmi dhe u ushqye nga politikat aktuale të dobëta, servile e jo kombëtare.

Ashtu sikurse pas 28 vitesh Gjermania e bashkuar është promotor i zhvillimit të Unionit ashtu edhe pas pak kohe do të dëshmohet se bashkimi i kombit tonë është e mira, paqja dhe zhvillimi i Ballkanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit