Basri Sejdiu paralajmëron masa për kirurgët që janë në grevë

Mos i humb

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, përmes një shkrese ka paralajmëruar kirurgët e dhjetë klinikave për masat që do të merren nëse e vazhdojnë grevën e nisur si pakënaqësi me pagat të cilat i kanë.

Ai po e cilëson këtë grevë si të jashtëligjshme për faktin që nuk po mbështetet nga Federata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor.

“Me këtë shkresë ju njoftoj se greva juaj nuk është e bazuar në asnjë nga ligjet në fuqi dhe se nga dita e hënë me 24.12.2018 jeni të obliguar t’i ktheheni punës”, thuhet në shkresën e Sejdiut.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, sipas Sejdiut, do të këtë masa për grevistët.

“Në të kundërtën jemi të detyruar të marrim masa ndaj atyre kolegëve që hyjnë në grevë jashtë organizimit sindikal”, është paralajmërimi i Sejdiut për kirurgët, shkruan “Koha Ditore”.

Sot është dita e shtatë që kur shumica e kirurgëve kanë hyrë grevë me kërkesën që pagat t`u rriten aq sa i kanë prokurorët e gjyqtarët.

Ka një javë që në të gjitha klinikat e Kirurgjisë po ofrohen vetëm shërbimet emergjente ndërsa rastet elektive (të ftohta) nga lista e pritjes nuk janë duke u trajtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit