BE: Facebook, Twitter dhe Google të jenë transparente për algoritmet e tyre

Mos i humb

Komisioni Europian do të kërkojë nga platformat digjitale si Facebook, Twitter apo Google transparencë për mënyrën, se si algoritmet e tyre rekomandojnë përmbajtjen, në mënyrë që të mbrojnë demokracinë tonë, njoftoi sot zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Margrethe Vestager.

“Ne nuk mund të lejojmë vendimet që prekin të ardhmen e demokracisë tonë të merren në fshehtësi nga disa këshilla administrativ të kompanive”, theksoi danezja gjatë një fjalimi pra organizatës AlgorithmWatch.

Vestager theksoi se direktivat e ardhshëm për shërbimet digjitale (“Digital Services Act”), që Komisioni do të prezantojë në dhjetor, do t’u japë të gjitha shërbimeve digjitale detyrën për të bashkëpunuar me rregullatorët dhe se platformat e mëdha do të duhet të japin më shumë informacion se si funksionojnë algoritmet e tyre kur rregullatorët e kërkojnë atë.

Këto platforma do të duhet t’u tregojnë përdoruesve se si sistemet e rekomandimeve të tyre vendosin se çfarë përmbajtje do të tregojnë, gjë që do t’i lejojë ata “të gjykojnë” nëse “i besojnë botëkuptimit që ata japin”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit