BE: Gjenocidi i Srebrenicës vazhdon të mbetet plaga jonë e hapur në zemër të Evropës

Mos i humb

Varhelyi, mbajti një fjalim në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) me rastin e përvjetorit të 25-të të Gjenocidit të Srebrenicës.

Ai tërhoqi vëmendjen se gjenocidi është periudha më e errët e historisë së Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. “Në korrik të vitit 1995, 8.372 meshkuj dhe fëmijë muslimanë, në një vend ku mendonin se janë të sigurtë, u vranë në mënyrë sistematike nga njësitë serbe. Kufomat e tyre u hodhën në varreza masive”, tha ai.

Varhelyi tha Evropa nuk ka harruar ato që ndodhi në Srebrenicë, duke shtuar “Evropa ishte e pasuksesshme në Srebrenicë. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se kemi një përgjegjësi për këtë masakër sepse nuk mund të ndalonim gjenocidin. Gjenocidi i Srebrenicës, vazhdon të mbetet plaga jonë e hapur në zemër të Evropës”, u shpreh komisioneri evropian.

Diplomati evropian theksoi se të gjithë përgjegjësit duhet të ndëshkohen.

Ai gjithashtu theksoi se pa u përballur me të kaluarën nuk do të mund të arrihet pajtim, duke potencuar se kjo është e nevojshme për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkan. Ai shtoi se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen ndaj vendeve të rajonit.

– Çfarë ndodhi në Srebrenicë?

Më shumë se 8.000 meshkuj muslimanë boshnjakë u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurtë” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

Srebrenica u rrethua nga forcat serbe që po përpiqeshin të pushtonin territore nga muslimanët dhe kroatët boshnjakë për të formuar shtetin e tyre.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së kishte shpallur Srebrenicën si “zonë të sigurtë” në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, trupat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç, kaluan në zonën e OKB-së.

Trupat holandeze nuk arritën të ndërmerrnin masa kur forcat serbe pushtuan zonën dhe vranë 2.000 meshkuj vetëm më 11 korrik. Rreth 15.000 persona të tjerë ikën nga Srebrenica në malet përreth, por trupat serbe vranë 6.000 prej tyre në pyje.

Në ceremoninë e këtij viti do të varrosen edhe 9 viktima të identifikuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit