BE-ja dhe Tunizia nënshkruajnë marrëveshjen për migracionin

Mos i humb

Bashkimi Evropian dhe Tunizia nënshkruan dje një memorandum mirëkuptimi që synon të luftojë migrimin e parregullt në këmbim të një pakete të ndihmës për vendin e Afrikës së Veriut, një rrugë kryesore për migrantët.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministri holandez Mark Rutte, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti tunizian, Kais Saied njoftuan marrëveshjen pas bisedimeve, në Tunis.

Memorandumi hap rrugën për ndihmën financiare deri në 900 milionë euro (1.01 miliardë dollarë) nga BE për vendin e varfër ekonomikisht.

Kjo është vizita e dytë e tre zyrtarëve evropianë në Tunizi, në një muaj.

TAP raportoi se Saied dhe tre zyrtarët nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një partneritet strategjik dhe gjithëpërfshirës midis Tunizisë dhe BE-së.

“Ekipet tona kanë punuar shumë për të ofruar me shpejtësi një paketë të ndihmës. Ky është një investim në prosperitetin tonë të përbashkët, stabilitetin dhe në brezat e ardhshëm”, tha von der Leyen.

“Ne kemi një paketë të mirë. Tani është koha për ta zbatuar atë,” shtoi ajo në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Saied tha se ekziston nevoja maksimale për një marrëveshje kolektive për atë që ai e quajti “migrim çnjerëzor” për të cilin fajësoi rrjetet kriminale.

“Ky memorandum duhet të shoqërohet nga një sërë marrëveshjesh detyruese që burojnë nga parimet e tij”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian se po e mbështeste Tunizinë me një paketë të ndihmës deri në 900 milionë euro, pasi vendi është i trazuar nga problemet ekonomike dhe rritja e numrit të migrantëve që e përdorin atë si pikënisje, për të arritur në Evropë.

Paketa u njoftua nga von der Leyen, e cila gjithashtu tha se BE-ja do t’i sigurojë Tunizisë 105 milionë euro për vitin 2023 për të parandaluar migrimin e parregullt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit