“BE-ja në Kosovë ka investuar 8 milionë euro në kualitetin e ajrit”

Mos i humb

Përfaqësuesi i Komisionit Europian, Luigj Brusa, ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit kanë lansuar aplikacionin mobil për monitorimin e cilësisë se ajrit në Kosovë.

Brusa tha se në bashkëpunim me qeverinë do të marrin masa edhe për eliminimin e ndotjes.

“Sot do të jetë një hap i ri me të reja, që do të jetë i qëndrueshëm për disa vite, të gjithë në mënyrë transaprente. Në bazë të kësaj donë të shohim cilësinë e ajrit, tani qeveria se bashku me partneritet dhe në bashkëpunim do të marrin masat e nevojshme për eliminimin e ndotjes”, u shpreh ai.

Me tej, Brusa bëri të ditur se Zyra e BE- së ka investuar 8 milionë euro në kualitetin e ajrit dhe eleminimin e dioksid karbonit.

“Shumë shpejt në Kosovën B do të fillojnë punët për instalimin e mjeteve monitoruese. Ne kemi investuar 8 milionë euro në projektin për kualitetin e ajrit dhe reduktikimit të eleminimit të dioksid karbonit në Kosovën B”, tha Brusa.

Ai theksoi se do të mbështesin edhe Termokosin, në mënyrë që të reduktohet shfrytëzimi i qymyrit dhe i drurit për ngrohje ne kryeqytet.

“Po japim përkrahje edhe Termokosit që të  reduktohet shfrytëzimi i qymyrit dhe i drurit për ngrohje në Prishtinë. Është më rëndësi që të bashkëpunojmë se bashku qe të kemi një ajër më të mire në Prishtinë dhe qytete të tjera. Shpresoj që shumë shpejt e gjithë njerëzit në Kosovë do të kenë benifite në këtë realizim. Kjo do të ketë rëndësi të madhe në shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Brusa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit