BE jep lajmin për Kosovën, liberalizimi i vizave këtë verë

Mos i humb

Zyrtarë të Bashkimit Europian sot në Prishtinë kanë dhënë garancinë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, madje në verën e këtij viti. Këtë garanci e dha zv/kryetari i grupit për Kosovën Andrej Kovaqev pas takimit që pati me përfaqësuesit e Lidhjes Demokrtatike të Kosovës.

Kovaqev e vlerësoj si të rëndësishëm ratifikimin e demarkacionit i cili siç tha ai, i hap Kosovës rrugën drejt Zonës Shengen.

Sipas tij Kosova tani është më afër se kurrë liberalizimit të vizave, ku përmendi verën periudhën më reale ku qyetatrët europën do të mund të shkelin pa viza.

“Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi e ka dërguar Kosovën në pjesën finale të liberalizmit të vizave, qytetarët e Kosovës në fund të kësaj verë do të udhëtojnë pa viza”, tha Kovaqev./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit