BE: Letra e Trumpit mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Mos i humb

Letrën e Donald Trump dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, Bashkimi Europian e sheh si një shenjë të inkurajimit dhe mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë e tha zëdhënësja e BE -së, Maja Kocijançiç.

“Ne e shohim këtë letër si një sinjal të mbështetjes dhe inkurajimit të ShBA-së, për një dialog që është nën kujdesin e BE-së”.

“Dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës e udhëheqin presidentët, Vuçiç dhe Thaçi me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ndërsa ShBA-ja është një partner i rëndësishëm në proces”, tha ajo.

E pyetur nga gazetarët nëse “nisma amerikane, zyrtarët e së cilës mbështetën ndryshimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, është në kontrast me qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe si e tillë më shumë bën dëm sesa ndihmon dialogun”, Kocijançiç përsëriti se BE-ja ka parametra të qartë”,  lidhur me zgjidhjen e mundshme në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit