BE: Marrëveshja bërthamore me Iranin të mos shfuqizohet

Mos i humb

Bashkimi Europian (BE) tha se marrëveshja bërthamore me Iranin është e dobishme dhe si e tillë nuk duhet të shfuqizohet.

“Ne mendojmë se marrëveshja bërthamore me Iranin është e dobishme dhe për këtë arsye vazhdojmë të shfaqim qëndrim të vendosur për mosshfuqizimin e saj”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç, në konferencën ditore për shtyp.

Ajo njoftoi se Përfaqësuesja e Përhershme për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë e BE-së, Federica Mogherini, do të dalë me deklaratë pasi presidenti amerikan Donal Trump sot të shpallë vendimin në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Kocijançiç tha se nuk do të komentojë lidhur me atë se çfarë vendimi do të shpallë Trump, duke shtuar se BE-ja do të vazhdojë të ketë në konsideratë dobinë e kompanive evropiane.

Ndryshe, Trump pritet që gjatë ditës së sotme të shpallë vendimin nëse SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Presidenti amerikan thekson se marrëveshja është në kundërshtim me interesat e vendit të tij.

Marrëveshja bërthamore është nënshkruar në korrik të vitit 2015 mes Iranit dhe shteteve P5+1 (SHBA, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania)./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit