
Për shumë qytetarë të Bashkimit Evropian (BE) vera është sinonim për pushime dhe udhëtime, por të dhënat tregojnë se 28,3 për qind e qytetarëve të BE-së të moshës prej 16 vjeç nuk kanë patur mundësi të përballojnë një pushim në vitin 2018 jashtë vendit të tyre.
Zyra statistikore evropiane Eurostat bën të ditur se numri më i madh i qytetarëve që nuk kanë mund të përballojnë një pushim 7-ditorë jetojnë në Rumani (58,9 për qind), Kroaci (51,3 për qind), Greqi dhe Qipro (51 për qind).
Vendet anëtare të BE-së me përqindjen më të ulët të qytetarëzve që nuk kanë mundur të përballojnë një pushim veror janë Luksemburgu (10,9 për qind) dhe Suedia (9,7 për qind).


