BE përgatitet për një “largim pa marrëveshje” me Britaninë

Mos i humb

Bashkimi Europian ka vendosur në zbatim planin emergjent në kuadër të përgatitjeve për largimin e Britanisë së Madhe nga Unioni pa marrëveshje.

Në një deklaratë nga Komisioni Europian thuhet se ka filluar zbatimi i një plan veprimi emergjent, i cili përfshin masat për sektorë të caktuar në rast se ndodh një largim pa marrëveshje në procesin e Brexit-it me Britaninë.

Më tej theksohet se Britania do të largohet brenda 100 ditëve nga BE-ja dhe se në rast të ndonjë largimi pa marrëveshje plani përfshin masat e përkohshme për të kufizuar “dëmet” që do të përjetohen në 14 sektorë si shërbimet financiare, transporti ajror, transporti tokësor dhe doganat.

Për të shmangur ndërprerjen e transaksioneve financiare, institucionet financiare të BE-së në Britani do të kenë leje të përkohshme dhe të kushtëzuar për 12 muaj, thuhet në deklaratë.

Linjat ajrore britanike do të vazhdojnë të ofrojnë fluturime në Europë për një vit. Po ashtu edhe transportit tokësor do t’i jepet mundësia për të vazhduar aktivitetet për një kohë.

“Pas ndarjes do të vazhdojnë në mënyrë reciproke edhe të drejtat që kanë qytetarët e BE-së dhe Britanisë”, thuhet në deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit