Begaj: Ballkani Perëndimor, në fokus të BE-së

Mos i humb

Presidenti Bajram Begaj theksoi sot se, deklarata e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në seancën plenare të Parlamentit Evropian është e lidhur me procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe është një lajm shumë i mirë për faktin që pas agresionit rus në Ukrainë, vëmendja e Bashkimit Evropian është e përqendruar në Ballkanin Perëndimor.

Duke iu përgjigjur interesit të medies në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun polak Andrejz Duda, presidenti Begaj tha se, “kemi disa zhvillime të rëndësishme që lidhen me dhënien e statusit kandidat për Bosnjë Hercegovinën, hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, liberalizimin e vizave me Kosovën, kemi edhe procesin e Berlinit, i cili këtë vit do të bëhet në Shqipëri, patëm një Samit të BE me Ballkanin Perëndimor në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo tregon që Ballkani Perëndimor është në fokus të BE-së”.

“Shpresoj që procesi i zgjerimit të përshpejtohet, të bëhet me ritme të shpejta. Kjo varet edhe nga disa rregulla që ne duhet të punojmë më shumë për t’i realizuar. Për mua deklarata e Scholz është e mirëpritur”, tha Begaj.

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian dy ditë më parë kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se, “është e turpshme që 20 vjet më parë hapëm perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe sot nuk e kemi bërë ende. Nëse vendosim në favor të një Evrope të zgjeruar, atëherë ajo duhet të reformohet për ta bërë atë të aftë për të vepruar”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit