BeH, polemika lidhur me pretendimet për formacione paraushtarake në Republikën Sërpska

Mos i humb

Edhe pse Presidenti i entitetit të BeH-së Republika Sërpska (RS), Milorad Dodik mohoi pretendimet për formimim e njësive paramilitare në territorin e RS, polemika në lidhje me “nderin serb” në BeH ka vazhduar, kurse përmes një deklarate para opininonit është prononcuar edhe Lëvizja Demokratike Popullore (NDP).

“Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska, në muajt e fundit, është shndërruar në një mënyrë më primitive në një institucion të pahijshëm, ku parlamentarizmi dhe vullneti demokratik i popullit janë zhdukur, kurse vendin e saj ka filluar ta pushtojë mënyra e zhveshur e njëmendësisë, por edhe e dhunës së hapur dhe primitivizmit të llojit më të ulët. Pasi në Kuvend janë sjellë edhe policë të armatosur, në ditët e fundit jemi dëshmitarë se si situata doli jashtë kontrollit. ‘Seancat’ e punonjësve të uniformuar dhe të vetëquajtur paramilitarë-humanitarë, të afërt të oligarkisë në pushtet, janë goditjet e fundit në arkivolin e jetës parlamentare dhe të demokracisë në Republikën Sërpska”, thuhet në deklaratën e NDP-së.

Siç theksohet në deklaratë, ky skandal i paparë në historinë politike të RS-së zhvillohet në një kohë kur opozitës i mohohet e drejta për të marrë pjesë në seancat e ndara të Kuvendit, ku mazhoranca, brenda natës, në mënyrë eksprese sjell ligje shumë të dëmshme dhe vendime të pamatura politike për qytetarët dhe të ardhmen RS-së.

“Prania e atdhetarëve të dyshimtë të çastit, në ditën kur duhej në mënyrë dinjitoze të shënohet Dita e Republikës, sjell dëme të pafund për qytetarët, por edhe për reputacionin e Republikës Sërpska në botë. Për shkak të skandalit, i cili ka marrë edhe dimensione ndërkombëtare, ne kërkojmë që kreu parlamentar zyrtarisht të deklarohet për tubimin në fjalë dhe të shpjegojë se kush, me urdhër të cilit dhe në bazë të cilit ligj kanë organizuar tubimin e personave të paidentifikuar dhe të uniformuar duke uzurpuar ambientet e Asamblesë Kombëtare, apo sallën e vogël të Kuvendit”, thuhet në deklaratë.

Ministri i Sigurisë i Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Mektiç më herët pati deklaruar se për një kohë të gjatë ka disa informacione në lidhje me organizatën paraushtarake.

Nga Kabineti i presidentit të RS Milorad Dodik bëhet e ditur se “Republika Sërpska ka Kushtetutën e saj dhe ligje që parashohin institucione që janë në shërbim të stabilitetit të të gjithë qytetarëve të saj, kurse disa lajme që u shfaqën në disa portale se ‘Presidenti i RS Milorad Dodik, me mbështetjen e Moskës formon njësite paramilitare”, janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe nuk janë në funksion të informimit të qytetarëve”.

Zëvendëspresidenti i entitetit të Republikës Sërpska (RS) Ramiz Sakiç ka thënë se informacionet të cilat dolën këtyre ditëve kanë rritur shqetësimin e boshnjakëve në RS dhe se ato duhet të shihen si jashtëzakonisht serioze.

Komandanti i forcave paqeruajtëse EUFOR në BeH gjeneral majori Anton Waldner, duke komentuar rreth akuzave për rreshtimin e paramilitarëve në Bosnjë e Hercegovinë tha se kjo nuk është një shenjë e mirë për komunitetin ndërkombëtar.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të RS, Dushko Vukotiç dhe anëtari i “nderit serb” Igor Bilbija kanë paralajmëruar për sot një konferencë për media në Banja Llukë në lidhje me akuzat për ekzistimin e grupeve paraushtarake në RS.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit