Bekim Jashari: Debati për ditëlindjen e Adem Jasharit është i porositur

Mos i humb

Nipi i komandantit të UÇK-së, ka folur rreth dilemave për ditëlindjen e Adem Jasharit. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari në një intervistë për Kosova Press ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj institucioneve shtetërore për të cilat tha se nuk reaguan rreth këtij debati. Ndërsa deklarimin e analistit Nexhmedin Spahiu e quan absurd dhe të porositur.

Ai thotë se një debat i tillë u bë për të zhvendosur vëmendjen nga tema e listave të veteranëve të UÇK-së.

28 Nëntori në Kosovë nuk shënon vetëm festën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ditëlindjen e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit.

Çdo 28 nëntor, nën atmosferën e flamujve kuq e zi dhe këngëve patriotike kushtuar rezistencës së familjes Jashari të bërë në luftën kundër okupatorit serb, festohet ditëlindja e Adem Jasharit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit