Belgjika arreston 2 terroristë të dyshuar të PKK-së

Mos i humb

Ankara

Agjencia policore evropiane Europol ka bërë të ditur se Belgjika ka arrestuar 2 terroristë të dyshuar të PKK-së të akuzuar për rektrutimin dhe trajnimin e terroristëve.

“Autoritetet gjyqësore belge në bashkëpunim efektiv me Eurojust dhe Europol, goditën një grup terrorist të përfshirë në rekrutimin dhe trajnimin e luftëtarëve terroristë. Dy të dyshuar u arrestuan nga autoritetet belge për gjykim”, tha Europol.

Europol tha se njësia evropiane e bashkëpunimit gjyqësor Eurojust lehtësoi lëshimin dhe transmetimin e disa urdhrave të hetimeve evropiane, të cilat u ekzekutuan me shpejtësi në vendet anëtare të BE-së, përfshirë Austrinë, Belgjikën, Francën, Gjermaninë dhe Zvicrën.

Me seli në Hagë të Holandës, Europol ndihmon vendet anëtare të BE-së në luftën e tyre kundër krimeve serioze ndërkombëtare dhe terrorizmit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit