Belgjikë, dyshimi për persona të armatosur vë në alarm policinë

Mos i humb

Policia në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ka marrë masa të sigurisë pas dyshimeve se në një ndërtesë ndodhen persona të armatosur.

Ekipet e policisë kanë bllokuar me shiritin e sigurisë hyrjen e një rruge ku dyshohet se në një ndërtesë në lagjen Forest ndodhet një person apo më shumë persona të armatosur. Njësitë e sigurisë pasi rrethuan zonën zhvilluan një operacion i cili është mbështetur edhe nga helikopterët.

Prefekti i rajonit Forest, Marc-Jean Ghyssels nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse ngjarja ka apo jo lidhje me dyshimin për terrorizëm, por ka theksuar se operacioni është kryer si pasojë e dyshimit për person të armatosur.

Shtypi lokal i Blegjikës ka njoftuar se pranë ndërtesës ndodhet një shkollë e cila ka afërsisht 350 nxënës të cilët për arsye sigurie po mbahen brenda shkollës./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit