Belgjikë, protestë kundër reformave të pensionimit

Mos i humb

Njëzet e pesë mijë persona protestuan në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, kundër reformës së qeverisë për pensionimin.

Në thirrje të sindikatave të punëtorëve, në orët e mëngjesit në stacionin jugor të trenave u mblodhën afro 25 mijë persona, prej ku marshuan disa kilometra deri në stacionin e trenave “Midi”.

Në protestën që vazhdoi për disa orë, protestiuesit i bënë thirrje qeverisë së Belgjikës për të përmirësuar kushtet e pensionimit.

Protestuesit e ardhur nga qytete të ndryshme të Belgjikës brohoritën slogane të ndryshme anti-qeveritare.

Sindikatat e mëdha të vendit publikuan deklaratë lidhur me protestën e realizuar.

Deklarata kritikoi shkurtimet dhe ndryshimet që qeveria belge vuri në zbatimin e sistemit të saj të pensioneve në kuadër të masave shtrënguese.

Në deklaratë është theksuar nevoja që në pension të përfshihen ditët e pushimeve mjekësore dhe periudhat pa punë, duke kërkuar që pensionet në Belgjikë të jenë të paktën 1.500 euro.

Poashtu, kërkohet që mosha e pensionimit në Belgjikë, e cila është paraparë të rritet deri në 67 vjet deri në vitin 2030, të reduktohet prapa në 65 vjet si dhe vendi të ripërcaktojë punët e vështira, në të cilat punëtorët duhet të pensionohen më herët.

Për shkak të protestës, në Bruksel ndodhën pengesa në transportin publik.

Kryeministri belg, Charles Michel, lidhur me protestën tha se “Sindikatat e punëtorëve dhe opozita me gënjeshtrat e tyre po shkaktojnë frikë në shoqëri”.

Michel pohoi se falë reformës së pensionimit, në vend janë hapur 170 mijë vende pune dhe se reforma për pensionim kontribuon në kohezionin social në vend./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit