Beqiri nga Strasburgu konfirmon qëndrimin e LDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, edhe nga Strasburgu konfirmon se LDK-ja është kundër nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, kurse mbështet marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Beqiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndërkaq ka treguar vendodhjen e tij në Strasburg në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku dhe është takuar me presidentin e Partive Popullore Europiane, Joseph Daul.

Lexoni të plotë postimin e Beqirit në Facebook

“Të nderuar miq,

Këto ditë jemi në Strasbourg,në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Mora pjesë në takim të Grupit Parlamentar të Partive Popullore (EPP) ku ne LDK,jemi anëtarë.

U takova me z.Joseph Daul ,Presidentin e Partive popullore Evropiane. E informova për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e qarta të LDK-së,veçmas për dy çështjet preokupuese këto ditë: Jemi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe jemi për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Po ashtu në GP të EPP-së u mbajtën votime për 4 Kryetar (Komisioner) të katër Komisioneve të KE që do të udhëhiqen nga përfaqësuesit-Deputetët e EPP-së.

Takuam z.Jordi Roca Mas,raportuesin për Kosovë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Takimet vazhdojnë deri të premten,në GP të EPP dhe Komisionet e ndryshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit