Berat/ I riu plagos me thikë 20-vjeçarin, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

Mos i humb

Policia e Beratit ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 20-vjeçar.

Uniformat blu shprehen se i plagosuri është dërguar më pas me urgjencë në spital në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. Zh., 24 vjeç, banues në lagjen Barrikadë, Berat, pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasin R. H., 20 vjeç, banues në lagjen Barrikadë, Berat, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit