Berisha: Dënojmë sulmin ajror të Iranit ndaj Izraelit

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi sot sulmin e Iranit ndaj Izraelit, të cilin e cilësoi si shpallje lufte.

Në një reagim për mediet, Berisha u shpreh se sulmi i ajatollahëve të Teheranit kundër Izraelit është një agresion i hapur ndaj këtij vendi.

Berisha theksoi se ky akt dëshmon dhe njëherë se regjimi i ajatollahëve të Teheranit është një faktor madhor destabilizimi në rajon dhe në botë.

“Mbrëmë ajatollahët e Iranit ndërmorën një sulm, agresion ajror me qindra raketa kundër Izraelit. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm si një shpallje lufte të hapur ndaj shtetit të Izraelit dhe si një akt që dëshmon dhe një herë se regjimi i Ajatollahëve të Teheranit është një faktor madhor destabilizimi në rajon dhe në botë”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit