Berisha: Detyra kryesore e PD-së, mbrojtja e votës së shqiptarëve

Mos i humb

Kryetari i Grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se, detyra kryesore e PD-së është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe ky është misioni i saj themelor.

Në mbledhjen e kryesisë, Berisha u shpreh se, me mbrojtjen e votës nuk nënkuptohet mbrojtja me dhunë, por përdorimi i të gjitha mjeteve të ligjshme për të inkurajuar votimin, mbikëqyrur çdo lloj cenimi në procesin e votimit dhe për të mbajtur qëndrimet përkatëse në vartësi të tyre.

“Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj. Ky është procesi i parë në 32 vite, që nisi me deklaratën e kryeministrit se kodi elektoral është një kinezëri për të. Nisur nga ky koncept, të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do të ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet do të ishin një proces vullneti i një njeriu, që ligjin, Kushtetutën e zgjedhjeve, e quan një kinezëri”, tha ai.

Berisha theksoi se, “kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas”.

“Publikisht me 670 mijë zarfe, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar. Rama, si asnjëherë në histori, mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve. Një tjetër blerje nën dorë ishte operative në një pjesë të madhe të bashkive, për të mos thënë në çdo bashki ku ai parandiente rrezikun me qëllimin e vetëm për të ndryshuar rezultatin”, shtoi Berisha.

Sipas tij, “për këtë nuk ka provë më të madhe se rrëzimi përtokë i euros”.

“Të rrëzosh monedhën më të fuqishme në Evropë, duhet të hedhësh në treg për çdo ditë, minimumi 30 deri 40 milionë euro. Asgjë nuk pengon të shohim tullumbacen ‘Doshi’. Kjo parti në këto zgjedhje, falë qarkullimit të parave Rama-Doshi është rritur me 220 për qind”, shtoi ai.

Po ashtu, Berisha u shpreh se, “administrata u soll si një polici e shëmtuar politike”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit