Berisha: Do të hyjmë në zgjedhje me koalicion

Mos i humb

Kryetari i grupit të Rithemelimit, Sali Berisha deklaroi sot se, do të hyjmë në zgjedhje me koalicion.

Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se, “do ketë zhvillime të reja përsa i përket koalicioneve dhe do të njoftojmë nesër”.

“Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit, Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do të njohë zhvillime të tjera të reja dhe do të komunikohen nesër zhvillimet e reja të këtij koalicioni”, tha Berisha.

“Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Edi Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje. Ai urdhëroi gjykatës të pamoral, pa ndërgjegje profesionale dhe njerëzore, të shkelmojnë ligjet. Ai, me pengjet e tij, po degradon çdo institucion të këtij shteti. Dy gjëra dua t’u them: Njohja e Alibashës me autorizimin e një të dorëhequri, ekziston në një formë të ngjashme vetëm te Shpirtrat e Vdekur të Çiçikovit. Si episod! Nuk ka në historinë e botës një autorizim të vlefshëm. Këto janë testamente të njerëzve pa moral, të pengjeve që shfrytëzohen në mënyrën më të turpshme”, tha ai. Së dyti, nuk ekziston në asnjë ligj dhe Kushtetutë, që zyrtari që jep dorëheqjen, duhet të regjistrojë dorëheqjen në gjykatë. Këtu tejkalohet. Askush asnjëherë në këtë vend nuk ka vënë kurrë në dyshim deklaratën e dorëheqjes. Siç bën Edi Rama me Lulzim Bashën. Këto vijnë nga tmerri që ai ka nga vota e lirë. Ai e ndjen se është i humbur, ai e ndjen se ka shpërthyer një urrejtje popullore ndaj tij, që nuk ka të krahasuar, përveç urrejtjes ndaj Enver Hoxhës”, tha ai.

Po ashtu, Berisha tha se, “pikërisht për të lënë PD-në jashtë zgjedhjeve, Rama bllokoi procesin zgjedhor deri 3 ditë para afatit të regjistrimit”.

“Pikërisht për një gjë të tillë, dorëzoi me Elira Kokonën, shkresën që lexuan gjykatësit.  Pikërisht sepse ka lepurin në bark, kombinoi me McGonigalin me fustan, e cila në shkelje të të gjitha parimeve të vendit të saj dhe këtij vendi, u angazhuan në mënyrën më korruptive kundër Partisë Demokratike. Rama dhe Kim, të dy me mekanizmin McGonigal, do të dështojnë siç dështoi ai. I bëj thirrje edhe njëherë, inspektorit të përgjithshëm të DASH, i bëj thirrje FBI-së, i bëj thirrje Kongresit të SHBA, për një hetim të plotë për të gjitha këto veprime antiligjore, antikushtetuese, që shkelmojnë konventat ndërkombëtare të ambasadores Kim. Sikundër e garantoj Edi Ramën se asgjë nuk mund ta shpëtojë atë pa pasur fatin e McGonigal, jo në Amerikë, por në Shqipëri”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit